Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për shitjen e parave të falsifikuara pasi kishte ndërmarrë veprime hetimore intensive disa mujore në zbulimin e personave të dyshuar të cilët përmes rrjetit social ‘’Tik Tok’’ kanë shpërndarë video se të njëjtit bëjnë shitjen e parave të falsifikuara si kartëmonedha dhe monedha metalike.
Sipas policisë vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth njëzet mijë 20,000 euro.Lidhur me rastin të martën është zbatuar plani operativ përkatës ku hetuesit kompetent në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, për kontrollimin e shtëpive të pesë (5) personave të dyshuar të lartcekur.
Gjatë kontrollimit të shtëpive të personave të dyshuar janë sekuestruar: një granatë dore, një armë automatike, një karikator i armës, 52 pesëdhjetë e dy fishekë, një telefon mobil.
Policia e Kosovës apelon që qytetarët të kenë kujdes nga mashtrime të tilla dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e këtyre rasteve, si dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë.