Arrestohen dy persona të dyshuar në Prishtinë, dërgohen në mbajtje për 48 orë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Grabitje”.

Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhë me datën 26.07.2024, në rrugën "Luigj Gurakuqi" në Prishtinë, ku personat e dyshuar kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zingjirë ari.

Puna e hetuesve policor,  është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

– T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe

– R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024