Arrestohen dy persona, sekuestrohet drogë në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohen dy persona, sekuestrohet drogë në Ferizaj
policia-e-kosoves-naten
Foto Ilustruese
16/05/2026 - 08:57
Linku u kopjua

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit të dy automjeteve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një veturë me targa vendore, dy telefona mobilë, rreth 215.4 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të ndarë në qese të vogla, 200 euro para të gatshme si dhe një peshore digjitale.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Gjatë kontrollit të dy automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: një veturë me targa vendore, dy telefona, substancë narkotike e llojit marihuanë rreth 215.4 gramë të ndarë në qese të vogla, 200€ para të gatshme dhe një peshore digjitale”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026