Arrestohen dy persona për dëmtimin e transformatorit energjetik në Prizren
Lexohet për: 1 min.
Arrestohen-16-persona-1
11 muaj më parë
Linku u kopjua

KEDS-i njofton se rreth një javë pasi kryen aktin e shëmtuar të djegies së transformatorit në fshatin Gjonaj të Prizrenit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuarit.

Sipas njoftimit, pas një pune operative-hetimore të hetuesisë, ata u prangosën nga policia dhe ndaj tyre pritet të merren masa ndëshkuese ligjore.

“Falënderojmë Policinë e Kosovës për arrestimin e këtyre dy personave të dyshuar që vepruan kundërligjshëm dhe ftojmë të gjithë konsumatorët e ndërgjegjshëm të mos jenë pre e akteve të tilla të shëmtuara, sepse dëmtimi i qëllimshëm i aseteve elektroenergjetike nënkupton edhe mungesë stabiliteti të furnizimit për ata konsumatorë të afektuar”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025