Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se në Pejë janë arrestuar disa zyrtarë të njësisë për patentë shofer.
Durmishi shtoi poashtu se me kohë i kanë denoncuar këto raste.
Zëvendësministri Hysen Durmishi ka thënë se janë të pa kompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Unë i falënderoj organet e drejtësisë për veprimet të cilat i kanë marr deri më tani dhe shpresoj e besoj që kjo çështje do të shkoj deri në fund dhe të gjithë ata të cilët kanë qenë të përfshirë do të marrin dënimin e merituar. Ne jemi të pa kompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe unë sot gjatë ditës do ta bëjë edhe një vizitë në qendrën për patentë shoferë në Pejë për të parë se atje puna po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë pengesë", shtoi Durmishi.