Arrestohen 15 persona në aksionin antimafia në Itali
Lexohet për: 1 min.
Italia
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Financave ekzekutoi të enjten urdhër-arrestin ndaj 15 personave të dyshuar për shoqata mafioze, fajde, krime droge dhe pastrim parash, si pjesë e një operacioni mbarëkombëtar antimafia të koordinuar nga autoritetet në qytetin sicilian Catania.

Në total 26 persona janë vënë nën hetim. Arrestimet u kryen në rajonet e Sicilisë, Campania, Toscana dhe Friuli Venezia Giulia.

Në total, u pozicionuan 120 oficerë të policisë financiare. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024