Arrestimi i Milenkoviqit, Musliu: Prorusi që keqtrajtoi ata që s’iu bindën urdhrave të Serbisë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka reaguar pas arrestimit të Milun Milenkoviqit, për të cilin ka thënë se është njeriu kryesor i të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”.
Musliu ka thënë se, krimineli serb siç e quan ai, i cili njihet ndryshe me nofkën “Lune” është ka keqtrajtuar dhunshëm të gjithë qytetarët në veri të vendit, që nuk i janë bindur urdhrave të Serbisë, të porositura nga Vuçiq e Radojçiq.
“Nuk ka mundësi që bandat e krimit serb në veri të mos jenë proruse, siç është edhe vet rasti i sotëm i kriminelit të arrestuar Milun Milenkovic – ‘Lune’. Shikojeni që në njërën anë e ka edhe flamurit e shtetit të Putinit. Flamuri rus gjendet përkrah atij serb në klubin e kik-boksit, në veri të Mitrovicës, të cilin e udhëheq ‘Lune’. Sipas të dhënave që ka siguruar gjatë ditës, Instituti OCTOPUS, ky farë ‘Lune’ ka qenë njeriu kryesor i të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’, grup kriminal ilegal, i cili ka keqtrajtuar dhunshëm të gjithë qytetarët në veri të vendit, e të cilët nuk i janë bindur urdhrave të Serbisë, të porositura nga Vuçiq e Radojçiq”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Ndryshe, gjatë aksionit të së martës të Policisë së Kosovës për arrestimin e Milun Milenkoviqit, i cili është një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, janë lënduar tre zyrtarë policorë.