Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, LDK: Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit
Lexohet për: 2 min.
Azemi LDK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës nga kërkuar nga institucionet e drejtësisë që me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit në KEK. Një ditë pas arrestimit të kryeshefit të këtij institucioni, Nagip Krasniqi, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, LDK ka deklaruar se drejtësia s’ka pse t’i frikësohet kryeministrit Albin Kurti.

Sipas anëtarit të kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, korrupsioni milionësh në tregtimin e energjisë elektrike ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit duhet zbardhet.

Prokuroria dhe krejt organet përgjegjëse duhet me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit. Të gjitha këto dyshime për skandale e korrupsion milionësh ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit, duhet të zbardhen. Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar të mërkurën pas bastisjeve në zyrën në KEK si dhe në banesat e tij.

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025