Arratiset një person nga Pallati i Drejtësisë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Arratiset një person nga Pallati i Drejtësisë
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Një person me inicialet L.H., i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, është arratisur sot nga Pallati i Drejtësisë, pasi i është caktuar masa e paraburgimit.

Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress.

“Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit L.H. ka marrë informacion se i njëjti pasi ka pranuar aktvendimin për caktim të paraburgimit, ka arritur t’i ikë Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë kompetentë për ta siguruar rastin”, ka thënë ajo.

Gashi ka thënë se arratisja e të dyshuarit në rastin konkret, nuk mbetet në përgjegjësinë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura procedurale.

Kujtojmë, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit L.H.

Tash për tash nuk dihet nëse policia ka arritur ta arrestojë personin e arratisur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025