Armët e kapura në veri, vjen reagimi i ministrit Sveçla
Lexohet për: 1 min.
448370723_953097590159851_174977465922666877_n
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Policia e Kosovës, kapi një sasi armatimi sot në veri të Mitrovicës.

Në një postim në Facebook, ministri Sveçla ka thënë se kapja e armëve, eksplozivëve e municionit në veri po bëhet falë vigjilencës së shtuar të institucioneve të Kosovës dhe vendosmërisë për asgjësimin e elementeve kriminale dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Serbia.

Detaje nga kapja e armatimit në veri, ishte në bashkëpunim me AKI-në • KosovaPress

“Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garanci e mos ndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, ka thënë ai.

Foto nga armatimi i gjetur në veri për të cilin informoi AKI-ja • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024