Armend Thaqi "Ylli i javës" në Superligën e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
armend thaçi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 11-të i takon futbollistit të Ballkanit, Armend Thaqi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërj.

Armend Q. Thaqi u vlerësua si bartës i lojës së kampionëve në ndeshjen kundër Drenicës dhe si më i merituari që skuadra e tij iu shmang humbjes në Skenderaj. Thaqi, i cili po kalon në formë të shkëlqyeshme, realizoi golin e barazimit në minutën e 81-të.

Thaqi, i cili me paraqitjet e tij ka shkëlqyer edhe në UEFA Conference League, ka shprehur besimin se në javët në vazhdim skuadra e tij do t'i radhisë fitoret dhe do të jetë sërish në kreun e tabelës.

"Ky çmim për mua është i rëndësisë së lartë, sepse Superliga e Kosovës është gara në të cilën unë jam rritur dhe jam zhvilluar si lojtar, dhe çdoherë kur shpërblehem për ndeshjet në këtë ligë per mua është kënaqësi e veçantë. Ballkani edhe këtë vit po tregon që është ekip i kompletuar dhe i konsoliduar, me synime të qarta që të jemi kampion sërish. Krahas kësaj për mua dhe për bashkëlojtarët e mi është nder që po e përfaqësojmë Kosovën dhe futbollin e saj denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare", tha Armend Thaqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025