Arka ishte pa para, hajnit të maskuar i dështon grabitja në një lokal në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i maskuar e nën kërcënim të armës ka hyrë në një lokal në Ferizaj për të kryer grabitje.

Sipas policisë, personi i dyshuar kishte depërtuar në vendi ku kryheshin pagesat po që nuk kishte para.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat mirëpo meqë nuk kishte para, është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim të policisë.

Në konsultim me prokurorin policia ka njoftuar se është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024