Arifi viziton Thaçin, Veselin e Krasniqin, citon fjalët e tyre
Lexohet për: 2 min.
sdfsdf
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka vizituar tre krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të ciëlt po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Pas takimit, Arifi përmes një video ka shprehur shqetësimin për padrejtësitë, siç tha ai, që po bëhen me procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

I pari i Preshevës ka thënë setheksuar se kjo ushtri është boshti dhe themeli, pa të cilën nuk do të kishte shtet.

Arifi: Një nga fjalët e Veselit ishte- ‘gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës’
(Video)
“Konsiderojmë se do të lirohen sa më shpejt dhe atë të në formë të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjet e tyre dhe në familjet e tyre. Deri atëherë shpresojmë që gjykata merr parasysh kërkesat e shumta, të cilat në mënyrë institucionale janë drejtuar këtu që të mbrohen në liri. Unë kam qenë shumë i befasuar me pozitivitetin e të tri vëllezërve që janë këtu, siç është Kadri Veseli, apo edhe ish-presidenti Thaçi, por edhe baca Kup, i cili u gëzoheshin për shëndetin e mirë, por edhe kanë dhënë fjalë pozitive. Një nga fjalët që më ka mbetur nga të tretë në mendje është që ‘ne gjendemi në burg, por mendojmë pozitivisht edhe të mirën e gjithë kombit’. Por, edhe një nga fjala e ish-kryeparlamentarit ishte ‘gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës’”,
ka thënë ai.

Pas vizitës, Arifi tha se është me shpresë që udhëheqësit e UÇK-së, do të lirohen dhe do të dalin të pafajshëm.

Javën që shkoi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar të paraburgosurit në Hagë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025