Arifi: Deklaratat e Gërvallës për BE-në, horror i vërtetë
Lexohet për: 2 min.
344536603_966622047846820_8965399101015329913_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, i cili ka shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministres Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut me moton “Manovrimi në riformësimin botëror”.

Deklaratat e Gërvallës se “Bashkimi Evropian pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pa NATO-n është i paaftë që të garantojë siguri”, Arifi i quan ‘horror të vërtetë”.

“Kosovë a je ti? Horror i vërtetë dhe thjeshtë qëndrim i gërditshëm  fyerja që Ministrja e Jashtme e Kosovës i bëri sot BE-së në Dubrovnik. Nëse fjala e popullit se ‘dikënd  e vret buka e vet’ është e vërtetë atëherë se Evropën po e vret buka që i ka dhanë dhe vazhdon të i jep popullit dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ish-ambasadori Arifi ka thënë po ashtu se nuk do që të jetë i përfaqësuar nga dikush që e fyen Evropën dhe vlerat e saj.

https://kosovapress.com/admin/deklarata-e-gervalles-ndaj-be-se-nxiti-reagime-te-emisareve-dhe-te-opozites/

“Unë si qytetar i Kosovës as sot as kurrë s’do të jem i përfaqësuar nga dikush dhe kushdo që në këtë nivel fyen Evropën dhe vlerat Evropiane. BE është aspiratë e vetme e popullit të Kosovës. Asnjëherë në histori populli i Kosovës nuk ka pasur aspiratë më të shëndosh dhe më premtuese për mirëqenien e Kosovës sesa anëtarësimi në këtë familje që historikisht aty edhe e ka vendin”, ka përfunduar ai.

https://kosovapress.com/admin/gervalla-gradualisht-po-ulim-numrin-e-atyre-qe-perspektiven-e-shohin-ne-emigrim/
https://kosovapress.com/admin/gervalla-sfidon-publikisht-ata-qe-e-kritikuan-per-fjalimin-ne-kroaci/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025