Ariana Grande ka kërkuar nga fansat të ndalojnë dërgimin e "mesazheve të urrejtjes" për "njerëzit në jetën e saj” pas publikimit të së premtes së albumit të saj më të ri "Eternal Sunshine".
Ylli postoi një histori në Instagram të shtunën duke iu lutur fansave të saj.
Grande u divorcua nga bashkëshorti i saj prej dy vjetësh, Dalton Gomez, vitin e kaluar. Një burim konfirmoi për Today se ajo filloi të takohej me kolegun e saj të "Wicked", Ethan Slater, disa muaj para se të finalizohej divorci. Burimi tha gjithashtu se Slater ishte ndarë nga gruaja e tij kur filloi të dilte me Grande.
I emëruar sipas filmit të vitit 2004 me Kate Winslet dhe Jim Carrey, "Eternal Sunshine of the Spotless Mind", albumi me sa duket diskuton prishjen e një marrëdhënieje. Shumë besojnë se këngët në album i referohen divorcit të saj nga Gomez dhe marrëdhënies me Slater.