Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të këngëtarit të zhanrit rep Arian Sijarina, nën dyshimet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se mos caktimi i masës së paraburgimit, do të kishte për pasojë që i pandehuri do të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë.
Po ashtu, gjykata ka konsideruar se më lënien e tij në liri ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale apo kryerjes së ndonjë vepre tjetër te natyrës se njëjtë apo të ngjashme apo përfundimi i veprës se mbetur në tentativë. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.