Sonte me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Lusail Iconic” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Meksikës, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të Grupit C të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Argjentina do ta kërkojë me çdo kusht fitoren sot, në mënyrë që të këndellet nga humbja 2:1 në xhiron e parë kundër Arabisë Saudite, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Meksika zë vendin e tretë në Grupin C me vetëm një pikë, duke lënë pas në vendin e fundit Argjentinën që nuk e ka asnjë pikë.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin shtator të vitit 2019, ku asokohe Argjentina e mposhti Meksikën me rezultat të thellë 4:0.
Argjentina (4-3-3): E. Martinez; Montiel, Romero, Li. Martinez, Tagliafico; De Paul, Paredes, Mac Allister; Messi, La. Martinez, Di Maria
Meksika (4-3-3): Ochoa; Sanchez, Montes, Moreno, Gallardo; Alvarez, Herrera, Chavez; Lozano, Martin, Vega