Ardhja e Potter te Chelsea, legjenda e United ka disa fjalë për Brojën
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand beson se të rinjtë e Chelseat janë tejet të gëzuar me ardhjen e Graham Potter në rolin e trajnerit, ku ish-mbrojtësi i United sugjeroi se disa nga produktet e akademisë mund të ishin larguar nga klubi nëse Thomas Tuchel do të ishte ende në krye të “Bluve”.

Vendimi i Chelseat për shkarkimin e Tuchel në fillim të shtatorit nuk u prit mirë nga shumë tifozë dhe ekspertë, duke përfshirë këtu Ferdinand, por Potter ka qenë në gjendje të fitojë ndaj dyshuesve të tij, pasi fitoi gjashtë ndeshje në Premier Ligë dhe mposhti Milanin në Ligën e Kampionëve.

Ferdinand pranoi se ai është bindur nga ish-trajneri i Brightonit, duke shpjeguar se aftësia e tij për të marrë lojtarët më të rinj dhe më të papërvojë te Chelsea ka qenë vendimtare për suksesin e tij të hershëm, raporton KosovaPress.

“Lojtarët e rinj, shembulli i Brojës ku shumë klube ishin duke e monitoruar gjendjen e tij, sa ishin duke kaluar vitet, ata do të lejoheshin që të largoheshin. E njëjta gjë është edhe me Conor Gallagher. Tani ata janë ulur dhe duke thënë ‘faleminderit zot për këtë njeri”, tha Ferdinand.

“Shumë njerëz kanë reaguar që Tuchel u largua, unë isha njëri prej tyre. Por do të ketë disa lojtarë të rinj të cilët do të përfitojnë nga kjo gjë. Chelsea ka një akademi fantastike për të rinjtë”, shtoi më tej legjenda e United.

Broja u inkuadrua nga banka rezervë për të shënuar golin e parë për Chelsean në këtë sezon në fitoren 3:0 kundër Wolverhampton, kurse Gallagher ka filluar të ketë minutazhë më të kënaqshme që prej rikthimit nga huazimit te Crystal Palace sezonin e kaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024