Arbër Hoxha: Unë jam krenar, ama shumë krenar qe jam shqiptar
Lexohet për: 1 min.
29-ARBRI
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha ka reaguar në “Instagram” pas eliminimit të kuqezinjve nga Kampionati Evropian Euro 2024.

Pavarësisht paraqitjeve të mira, Shqipëria nuk arriti të bënte mrekullinë dhe u eliminua mbrëmë nga Euro 2024 pas humbjes 1:0 nga Spanja, raporton KosovaPress.

Hoxha tha se i është realizuar një ëndërr, dhe se është tejet krenarë që është shqiptarë.

“Fillimisht faleminderit të gjithë atyre që më bënë të mundur realizimin e ëndrrës sime të madhe, nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifoz të mrekullueshëm për këto emocione të pa përjetuara më parë, se unë jam krenar ama shumë krenar qe jam Shqiptar”, shkruan Arbër Hoxha në profilin e tij në “Instagram”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024