Arbeloa: Unë nuk jam magjistar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arbeloa: Unë nuk jam magjistar
Arbeloa
06/02/2026 - 16:07
Linku u kopjua

Trajneri i Real Madritit, Alvaro Arbeloa, ka treguar që ekipi tij duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të punojë.

"Unë nuk jam Gandalf i Bardhi", tha Arbeloa pasi skuadra e tij fitoi 2-1 ndaj Rayo Vallecanos fundjavën e kaluar në LaLiga, duke mbetur një pikë prapa liderit, Barcelonës, transmeton Flashscore

Spanjolli nënkuptonte se, ndryshe nga magjistari imagjinar i “Zotit të Unazave”, ai nuk është i aftë të përdorë magjinë për të transformuar fatin e Real Madridit . Vetëm puna e palodhur do të mjaftojë.

Edhe ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, ka të njëjtin mendim me timonierin e skuadrës, që qëndrueshmëria është e domosdoshme përpara ndeshjes të së dielës, kundër Valencias në LaLiga.

"Ajo që dua nga lojtarët e mi është ajo që po shoh, përkushtim, qëndrim, mentalitet, duke e ditur se për të fituar çdo ndeshje, cilësia nuk është e mjaftueshme, qëndrueshmëria është çelësi", tha Arbeloa.

Nën drejtimin e Arbeloas, Madridi ka përjetuar disa momente të mira, duke e shkatërruar Monacon 6-1 dhe duke e mposhtur Villarrealin , si dhe disa momente të këqija si humbjen e tij të parë në Kupën e Mbretit kundër Albacetes , ekipit i nivelit të dytë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026