Arbeloa ndihet gati ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arbeloa ndihet gati ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve
Real Madridi po përgatitet për përballjen titanike të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich që luhet nesër prej orës 21:00, me trajnerin Alvaro Arbeloa që konfirmon rikthimin e plotë të Kylian Mbappé në formacion.
Në konferencën para mediave Arbeloa theksoi se ylli francez u transferua në Madrid pikërisht për mbrëmje të tilla të mëdha dhe knockout-e prestigjioze, duke e cilësuar praninë e tij si një faktor vendimtar pas mungesës në sfidat ndaj Manchester Cityt për shkak të një lëndimi në gju.
Trajneri spanjoll u shpreh i bindur se Mbappé do të udhëheqë sulmin krah Vinicius Junior në "Santiago Bernabeu", duke kërkuar nga lojtarët një reagim të fortë pas humbjes së fundit në La Liga ndaj Mallorcas.
Nga ana tjetër, Vinicius Junior hodhi poshtë zërat për mungesë harmonie në ekip, duke vënë në dukje një "lidhje të pabesueshme" me Mbappé si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Braziliani kërkoi përqendrim maksimal prej 200% për të mposhtur gjigantët gjermanë, ndërsa shfrytëzoi konferencën për shtyp edhe për të mbështetur luftën kundër racizmit dhe islamofobisë, duke vlerësuar reagimin e fundit të Lamine Yamal pas incidenteve në ndeshjet ndërkombëtare.
Me Jude Bellingham gjithashtu të gatshëm për lojë, "Mbretërit" synojnë që përmes yjeve të tyre të bëjnë diferencën në këtë ndeshje të parë dhe të hedhin një hap të sigurt drejt fazës tjetër.
KosovaPress