Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë Ivan Anushiq deklaroi sot se vendi i tij do të mbështesë dhe ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme dhe se mbështetja e vendeve perëndimore është thelbësore që Kievi të mbrohet me sukses kundër agresionit rus.
“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë iniciativat brenda kornizës së NATO-s dhe BE-së që mund të forcojnë mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus”, tha Anushiq në takimin e ministrave të mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s në Bruksel, sipas Ministrisë së Mbrojtjes kroate.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s në Bruksel sot dhe nesër do të përfundojnë përgatitjet para samitit në Uashington, veçanërisht kur bëhet fjalë për paketën e vendimeve për Ukrainën dhe temat për parandalimin dhe mbrojtjen. Në kuadër të kësaj teme sot është mbajtur edhe mbledhja e Këshillit NATO-Ukrainë.