Anulohet protesta e paralajmëruar në Pasjan, shkak frika nga Serbia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Protesta e paralajmëruar për sot në Pasjan është anuluar, pas kërcënimeve që janë shpërndarë në rrjete sociale në drejtim të qytetarëve serbë të pakënaqur me punësimet në spitalin e Pasjanit.
“Duke protestuar kundër shtetit tuaj Serbisë, ju kurrë nuk do të punësoheni. Mendoni për vetën tuaj” ishin disa nga kërcënimet në drejtim të protestueseve, e që janë shpërndarë në rrjetin social Facebook.
Përmes rrjetit social Facebook është ironizuar me kryetarin e dy komunave të Anamoravës, Sasha Millosheviq, i njohur si “Belli” që konsiderohet një ‘Millan Radoiçiq’ për serbët e kësaj ane.
“Po e ëndërroj protestën në Pasjan. Më lini të qetë, më lini të marr gjashtë pagat e mija. Të jem edhe në Novobërdë edhe në Kufce në komunë. Unë jam i varfër, më së shumti i frikësohem protestës. Jam pishman që drejtoreshë të spitalit e kam bërë Violeta Trajkoviq”, shkruhet me ironi në faqen e FB me emrin “Dnevna Doza Bolnica Pasjane”.
Qytetarë serbë të pakënaqur me punësimet në spitalin e Pasjanit kishin paralajmëruar protestë më 14 tetor me moton “Stop punësimeve familjare dhe punësimeve sekrete pa konkurs”.