Antishqiptarit dhe antiamerikanit serb, radikalit Sheshel, i dhimbset Khamenei që u vra
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Antishqiptarit dhe antiamerikanit serb, radikalit Sheshel, i dhimbset Khamenei që u vra
sheshshshshshsh
05/03/2026 - 15:19
Linku u kopjua

Politikanit serb Vojislav Sheshel, i njohur për qëndrimet e tij të rrepta antikosovare, antishqiptare dhe antiamerikane, i është dhimbsur fort vdekja e liderit suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei, më 28 shkurt, në Teheran.

Po ashtu, kryetari i Partisë Radikale në Beograd, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës Islamike, që të qëndrojnë fuqishëm në atë që ai e ka quajtur “luftë për liri në momentet e vështira të agresionit barbar të Izraelit dhe SHBA-së”, raporton Danas.

Sheshelj ka bërë këto komente në një telegram ngushëllimi të cilin ia ka drejtuar sot ambasadës iraniane në Beograd lidhur me vrasjen e Khameneit, të cilën e ka quajtur veprim “monstruoz dhe frikacak”.

“Ali Khamenei ishte i palëkundur në mbrojtjen e vendosur dhe dinjitoze të interesave të popullit të tij, por edhe të të gjithë popujve të shtypur në rajonin e Lindjes së Mesme. Ajatollahu do të jetë për brezat që vijnë në vitet e ardhshme një frymëzim në luftën e shenjtë për ruajtjen e identitetit, në rezistencën ndaj amerikanizimit të shoqërisë dhe pranimit të dhunës dhe dekadencës shoqërore si normalitet”, thuhet në telegramin e Sheshelit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026