Ansambli kombëtar i këngëve dhe valle i Shqipërisë do të nis një turne historik me katër koncerte të pasura artistike, në disa qytete të Kosovës dhe në Maqedoni të Veriut.
Drejtues të ansamblit dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, sot ishin në një vizitë në Komunën e Gjakovës, ku edhe u priten nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini. Ata së bashku dolën në një konferencë për media, ku thanë se ky bashkëpunim me Shqipërinë është në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturorë.
“Unë e dijë që publiku i Gjakovës por edhe i gjithë Kosovës mezi e pret një turne të tillë, pasi me vite e dekada ne jemi frymëzuar prej prodhimtarisë së jashtëzakonshme artistike të Ansamblit të këngëve dhe valleve. Edhe një herë është ndjenjë e mirë për t’i pas në Kosovë e në këtë rast në Gjakovë”, tha ai.
Drejtori i Artistik i ansamblit këngëve dhe valleve i Shqipërisë, Sokol Marsi turneu do të zhvillohet në disa prej qyteteve të Kosovës. Sipas tij, më 25 prill do të jenë në Prizren, më 26 prill në Gjakovë, më 27 prill në Gjilan dhe më vonë në Shkup.
Liburn Jupolli, këshilltar i ministrit të Kulturës, Çekut, tha se ky turne historik është hap më tutje drejt bashkëpunimit ndërshtetëror.
“Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës e kanë prioritet të veçantë ngritjen e vlerave tona që padyshim i lartëson bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i intensifikuar i dy shteteve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, e gjithë kjo e shprehur kjo në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor... këto katër koncerte në seri të cilat përbëjnë me mjeshtri program të përzgjedhur me kujdes do të ofrojnë për publikun kosovarë dhe maqedonas netë të pasura dhe që solidikikojnë më tutje lidhjen tonë përmes valles, këngës dhe fjalës“, tha ai.