Anonimous publikon qindra-mijëra emaila të zyrtarëve institucionalë të Serbisë
Lexohet për: 1 min.
323441748_1452564345270576_2765469831466131570_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Grupi Anonimous sonte në linkun https://twitter.com/YourAnonTV, #Anonimous publikoi qindra-mijëra emaila të zyrtarëve institucionalë të Serbisë, të cilët nuk do të duhej të përdoreshin më nga Serbia.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili ka thënë se bashkëpunëtorët e tij në institutin #Octopus e kanë shkarkuar këtë listë, një pjesë të të cilëve po e ndan këtu.

#Anonimous me gjasë ka vendosur që t'ia pijë gjakun me pambuk Vuçiqit. Nga ajo që më ra në sy ishin emailat për "media" nga shërbimi i inteligjencës së tyre, gjë që dëshmon kontrollin e Vuçiqit/Vulinit me media, përkatësisht kontrollin e pushtetit mbi mediat”, ka shkruar Musliu në Twitter.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024