E dobët po vlerësohet cilësia në arsimimin e gjeneratave të reja nëpër shkolla dhe fakultete në Kosovë.
KosovaPress ka zhvilluar një anketë me titull “Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete”, në të cilën kanë votuar 160 persona. Nga ata shumica ose 92 persona ose 57.50%,kanë votuar se cilësia është e dobët.
Ndërkohë, njëri nga qytetarët me mbiemrin Lumi ka shkruar se cilësia është më e mirë se sa që paguhen mësimdhënësit.
E sipas qytetarit tjetër, ka shkruar se cilësia në fakultete reflekton në rrugë e shoqëri.
“Derisa politika të largohet rrënjësisht nga arsimi, arsim cilësor nuk do të ketë”, ka shkruar Bilalli.
Florim Shala thotë se si është qeveria dhe MASHTI-i, janë shkolla dhe fakultetet, pasi cilësia e mësimit varet nga qeveria, konkretisht nga MASHT-i.
Hasani thotë se me këtë ministre të dështuar që e kemi, nuk pritet me pas cilësi në arsim.