Shumica e shqiptarëve në të dy vendet mendojnë se ne raport me dialogun me Serbinë, Shqipëria duhet ta mbështesë Kosovën pa kushte.
Kur bëhet fjalë për mbështetjen e Kosovës, 63.2% e shqiptarëve të Shqipërisë mendojnë se Shqipëria duhet ta mbështesë pa kushte Kosovën në dialogun me Serbinë, edhe kur kritikohet nga faktori ndërkombëtar. Të njëjtin mendim kanë edhe 72.8 % e shqiptarëve të Kosovës.
Nuk janë dakord me mbështetjen pa kushte të Shqipërisë ndaj Kosovës sa i përket dialogut me Serbinë 17.4% e shqiptarëve të Shqipërisë. Të njëjtin mendim ndajnë edhe 5.6% e shqiptarëve të Kosovës. 3.2% e shqiptarëve të Shqipërisë janë shprehur ‘nuk e di’ kur janë pyetur në lidhje me këtë dhe 6.3% e shqiptarëve të Kosovës kanë ndarë të njëjtin mendim. /Euronews.al/