Anija e parë e huaj mbërriti në Ukrainë që nga fillimi i luftës
Lexohet për: 1 min.
297769515_2189588807879369_3652095496495378988_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të shtunën, anija e parë e huaj e mallrave u ankorua në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt dhe do të ngarkohet me grurë, tha ministri ukrainas i Infrastrukturës Alexander Kubrakov.

Kubrakov tha se anija e mallrave Fulmar S, e cila lundron nën flamurin e Barbadosit, është në portin e Chornomorsk.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që portet tona të mund të marrin dhe të trajtojnë më shumë anije. Para së gjithash, ne planifikojmë të arrijmë një nivel prej të paktën tre deri në pesë anije në ditë në dy javë”, shkroi ai në Facebook.

Ukraina planifikon të eksportojë 3 milionë tonë drithë në muaj nga portet e Detit të Zi, pas marrëveshjes së arritur me Rusinë, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, zbatimi i së cilës mbikëqyret nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll.

Rreth 20 milionë tonë drithë nga viti i kaluar janë ende të bllokuara në vend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025