Anija e Marinës italiane gati për të transferuar emigrantë në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
ansaa
8 orë më parë
Linku u kopjua

Pas një pauze prej më shumë se dy muajsh, ka rinisur operacioni për të transferuar emigrantët që kapen drejt Italisë për në Shqipëri. Sipas asaj që shkruan agjensia e lajmeve ANSA, anija patrulluese e Marinës Cassiopea ndodhet në ujërat pranë Lampedusës gati për të ngarkuar emigrantët për t'i transferuar në qendrat e Shëngjinit dhe më pas në Gjader.

Në raste të mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin lejuar që azilkërkuesit të silleshin dhe të qëndronin në Shqipëri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025