Thomas Tuchel është konfirmuar si trajneri i ri i Anglisë, me ish-trajnerin e Chelseat dhe Bayern Munichut që ka nënshkruar një marrëveshje 18-mujore që do ta çojë atë në Kupën e Botës 2026.
Ai ishte pa punë që kur u largua nga Bayern Munich në fund të sezonit 2023/24 pas një mosmarrëveshjeje me hierarkinë e klubit. Federata Angleze kontaktoi fillimisht Tuchel gjatë verës dhe ai tani ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 5 milionë funte në vit – dyfishi i pagesës së Southgate. Ai bëhet trajneri i tretë i huaj i Anglisë pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capellos, përcjellë KosovaPress.
FA kontaktoi edhe Pep Guardiolën gjatë verës, por kaloi te Tuchel pasi trajneri i Cityt nuk ishte në gjendje t'u jepte një përgjigje. Guardiolas i skadon kontrata me Cityn në verë, por ekziston një ndjenjë se ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me kampionët në fuqi të Premier Ligës.