Ange Postecoglou shkruan historinë në Premier Ligë
Lexohet për: 1 min.
8-Postecoglou
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ange Postecoglou ka shkruar historinë në Premier Ligë pasi që e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit për të tretën herë me radhë, me trajnerin e Tottenhamit që e fiton edhe për muajin tetor, pas muajit gusht dhe shtator.

Postecoglou bëhet trajneri i parë ndonjëherë që fiton tre çmimet e para të trajnerit të muajit në dispozicion të tij, dhe i pari që merr tre çmimet e para nga fillimi i çdo sezoni tjetër të Premier Ligës, raporton KosovaPress.

Vetëm tre trajnerë të tjerë kanë arritur ta fitojnë çmimin në fjalë tri herë me radhë, me australianin që i bashkohet Antonio Contes, Pep Guardiolas dhe Jurgen Klopp.

Postecoglou tani ka shansin që të barazojë rekordin e Guardiolas prej katër çmimeve të fituara radhazi, me trajnerin e Manchester Cityt që e ka bërë këtë gjë në sezonin 2017/18.

Tottenhami e mbylli muajin tetor në krye të tabelës së Premier Ligës, dhe ishin skuadra e vetme që i fituan të gjitha ndeshjet e muajit tetor, falë fitoreve si mysafirë kundër Luton Town dhe Crystal Palace dhe një fitoreje në shtëpi 2:0 kundër Fulhamit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024