Anëtarët e Komisionit për Arsim në Shqipëri, Nikolla: Kemi intensifikuar bashkëpunimin
Lexohet për: 2 min.
339091415_146990848324136_5098031257181197112_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një delegacion i Komsionit për Arsim i Kuvendit të Kosovës është pritur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Kryeparlamentarja Nikolla, vuri në dukje se “bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës është në ditët e tij më të mira dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës, teknologjisë, kulturës, medias dhe sportit mes dy Kuvendeve dhe mes Shqipërisë e Kosovës,  është një faktor i rëndësishëm për kohezionin kombëtar. Ky bashkëpunim nuk është vetëm vëllazëror, por përmbajtësor.”

Me këtë rast u bë e ditur se bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës është intensifikuar dhe se hartimi i “Enciklopedisë Shqiptare” ka filluar si një vepër e përbashkët e dy Akademive dhe e shkencëtarëve nga Shqipëria dhe Kosova.

“Bashkëpunimi në fushën e  teknologjisë, sidomos teknologjisë së informacionit,  në kushtet e sotme kur shumica dërmuese e shërbimeve publike ofrohet online dhe rrezikut të terrorizmit kibernetik, mbetet gjithashtu një prioritet”, u tha ndër të tjera.

Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola, si edhe anëtarët e Komisionit falënderuan kryeparlamentaren shqiptare Lindita Nikolla, për mbështetjen e bashkëpunimit dhe vunë në dukje se bashkëpunimi mes dy Kuvendeve është shumë i rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve.

“Të dy komisionet respektive po nxisin bashkëpunimin mes Akademive, universiteteve dhe institucioneve shkencore, sidomos në fushën e albanologjisë”, u tha aty.

Po ashtu u theksua se sporti është gjithashtu një faktor i rëndësishëm i kohezionit kombëtar, ku u përmend fakti se para pak ditësh, kampionet e Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u bënë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024