Anëtarët e EANA dhe ABNA-SE së bashku me KosovaPress njihen me sukseset e Prishtina Mall
Lexohet për: 2 min.
prishtina-mall-080224
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Anëtarët e rrjetit më të madh evropian të agjencive të lajmeve EANA dhe atij të Evropës Juglindore ABNA-SE, kanë vizituar qendrën më të madhe tregtare në vend “Prishtina Mall”.

Ekipi drejtues i KosovaPress-it së bashku me përfaqësues të agjencive të lajmeve nga Evropa dhe bota gjatë kësaj vizite janë njohur dhe informuar për bizneset aktive në këtë qendër të suksesshme.

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Suzana Hashani Rakovica, me këtë rast është mirëpritur nga Anton Bashota, asistent ekzekutiv i kryeshefit ekzekutiv dhe drejtori menaxhues i Prishtina Mall, Alvaro Costa.

Anëtarët e rrjetit më të madh evropian të agjencive të lajmeve EANA dhe atij të Evropës Juglindore ABNA-SE gjatë ditës kanë vizituar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku janë pritur nga zëvendësministrja Liza Gashi.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress sot ishte nikoqire e konferencës ndërkombëtare "Kufijtë e Lirisë së Fjalës" me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj, me pjesëmarrjen e më shumë se 20 agjenci botërore të lajmeve nga Evropa dhe bota.

Paneli i parë është fokusuar në sfidat bashkëkohore me të cilat përballen agjencitë e lajmeve dhe mediat në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha globale.Ky panel është drejtuar nga Branka Gabriela Vojvodic nga Agjencia e Lajmeve Kroate HINA dhe përbëhet nga: Alan Marshall - drejtori PA Media Group të Mbretërisë së Bashkuar, Camille Bouissou nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, Aimilios Perdiakris nga Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA.

Në panelin e dytë, folës ishin presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, profesoresha universitare, Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët kanë paraqitur pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror. /A.Drenica/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024