Anëtarësimi i Kosovës në KiE, pozitë dhe opozitë presin rezultate pozitive
Lexohet për: 2 min.
KE-900x600-2
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Pozitë dhe opozitë shprehen optimistë që Kosova do të anëtarësohen në Këshillin e Evropës gjatë këtij viti, derisa sot presin rezultate pozitive që raporti për Kosovën në KiE, të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Gjatë takimit që pritet të mbahet sot nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës,Deputetë nga partia në pushtet dhe të opozitës vlerësojnë se Kosova tashmë ka plotësuar gjitha kriteret që të anëtarësohet në këtë institucion.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli thotë se kanë mbështetje të mirë në Këshillin e Evropës, për çfarë thotë se presin rezultate të mira.

Edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë për KosovaPress, se tashmë Kosova e meriton të jetë pjesë në Këshillin e Evropës, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet.

Se Kosova e ka vendin në Këshill të Evropës, e thotë edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj. Madje, sipas saj, ky proces është stërzgjatur.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022. Ndërsa, zhvillimet e anëtarësimit në këtë organizatë u aktualizuan pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 13 mars, rreth pronave të Manastirit të Deçanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024