Retorika e Aleksandar Vuçiqit ndonjëherë është sikurse moti. Për dy ditë, ai është paqebërësi më i madh i Ballkanit Perëndimor dhe dy ditët e ardhshme lëshon "shi" të fyerjeve.
Presidenti serb kishte avokuar në dobi të shtetit boshnjak, mirëpo sot ai ka thënë se dënon ata që sanksionojnë serbët në territorin e Bosnjës e Hercegovinës, duke thënë se po sulmojnë një komb, të cilin e ndan lumi Drina.
Mirëpo, në valën e sanksioneve të shkaktuara nga lëvizjet katastrofike të liderit të RS-së, tani edhe Vuçiq ka ndyshuar qëndrim, duke mbështetur hapur në atë se çfarë po bën Dodik.
Sipas profesorit boshnjak Adnan Huskiq, presidenti serb është i njëjti sikurse në vitet 1990.
"Thjesht është një vazhdimësi në kuptimin e veprimeve të Vuçiqit, diçka që nuk ka ndryshuar. Kështu që unë nuk i shoh këto deklarata si diçka shumë të ndryshme", shton ai.
Huskiq beson se do të pasojë një "luftë" në hapësirën e deklaratave publike, pa mundësinë e përgjigjes adekuate të Vuçiqit.
Ai shton se është shumë e vështirë të vlerësohet opinioni real i Vuçiqit.
Ndërsa, për analistin politik për çështjet e Bashkimit Evropian, Adi Çerimagiq këto mesazhe janë të një politikani që mendon se po flet nga pozita e pushtetit
Pas mbledhjes së qeverive, Vuçiq tha se nuk ka sanksione amerikane për Serbinë dhe se ky vend “nuk do t'i zbatojë ato, sepse politika e sanksioneve gjithmonë prodhon efekte të gabuara”.
Derisa Dodik ishte shumë më i ashpër, duke deklaruar se SHBA-ja "vazhdimisht e trajton negativisht faktorin serb".
Siç duket, nuk është e lehtë as për nikoqirin e saj, sepse borxhi i subjektit që drejton po rritet dita-ditës.