Përçarja ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ka filluar shumë kohë më parë thonë analistët politikë. Sipas tyre, dalja në pah e mos koordinimit ndërinstitucional do të dëmtojë politikën e jashtme të Kosovës. Madje theksohet se konflikti ndërmjet Kurtit dhe Osmanit do të ndikojë edhe në humbjen e shpresës te qytetarët për një lidership të ri, siç ishte proklamuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Analisti politik Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress se reagimi i djeshëm i presidentes Osmani ka qenë i bazuar, pasi ajo është sabotuar me rastin e letrës që Qeveria i ka dërguar Këshillit të Evropës, për anëtarësim në këtë organizatë evropiane.
Në anën tjetër, analisti tjetër, Arbnor Sadiku, thotë se përplasja Kurti-Osmani po ndodh për shkak të afrimit të zgjedhjeve të rregullta dhe përfundimin e mandatit të së parës së vendit. Ai vlerëson se Kurti nuk mund të llogarisë më në mbështetjen e Osmanit, pasi në të gjitha sondazhet Lista Guxo ka një numër minimal të votave.
Përveç dëmeve në politikën ditore, analisti Muhaxhiri thotë se konflikti Kurti-Osmani do të ketë ndikim në humbjen e shpresës për një lidership të ri në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.