Amerika nis sulmet ajrore në Siri
Lexohet për: 2 min.
aeroplan
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ushtria amerikane ka thënë se ka kryer sulme ajrore në zonat e Sirisë lindore të përdorura nga trupat e mbështetur nga Irani, shkruan The Guardian. Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, koloneli Joe Buccino, tha në një deklaratë të mërkurën:

“Sulmet e sotme ishin të nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan”, në përgjigje të një sulmi më 15 gusht që kishe si shënjestër forcat amerikane. Sulmet ishin “veprime proporcionale, të qëllimshme që synonin të kufizonin rrezikun e përshkallëzimit dhe të minimizonte rrezikun e viktimave”, shtoi ai. 

Buccino nuk identifikoi objektivat dhe as nuk ofroi ndonjë shifër viktimash nga sulmet, të cilat erdhën me urdhër të presidentit Joe Biden. Nuk kishte asnjë njohje të menjëhershme nga media shtetërore e Sirisë për sulmet që goditën Deir Ez-Zor.  Irani nuk e pranoi sulmin.

Sulmi i 15 gushtit me dronët dyshohet se u nisën nga trupat e mbështetur nga Irani, që shënjestruan garnizonin al-Tanf të përdorur nga forcat amerikane.  Komanda Qendrore e SHBA-së e përshkroi sulmin si shkaktar “zero viktima dhe pa dëme” në atë kohë.Forcat amerikane hynë në Siri në vitin 2015, duke mbështetur forcat aleate në luftën e tyre kundër grupit të Shtetit Islamik, shkruan The Guardian./Gazeta10/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024