Tensionet e krijuara në veri të Republikës së Kosovës, janë mirë të programuara midis Vuçiq dhe Kurtit me ndërmjetësimin e Lajçakut dhe i shërbejnë ruajtjes së statusquosë, si dhe pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis shteteve, Serbisë e Kosovës të cilat luftojnë me njëra tjetrën që nga viti 1912, Serbia për të okupuar tokat etnike dardane e Kosova për të mbrojtur ekzistencën e kombit shqiptarë si pasardhës i Ilirëve në tokat e trashëguara që nga shekujt e parahistorisë.
Në prononcimet e mia kamë argumentuar në të kaluarën se qeveria Kurti 2, është qeveri vasale dhe ka për detyrë “çeqenizimin” e Shtetit të Kosovës. Mentori i Kurtit, zyrtarisht në cilësinë e këshilltarit për dialog me Serbinë, z. Veton Surroji, njihet për mbështetjen e shtetit okupator të Serbisë që nga koha kur ai formoj Julin (patinë e Mira Markoviç - Millisheviç) Tani ky binom- Surroji- Kurti ka dalë "nga fjalët në vepra" pra nga teoritë në veprime praktike dhe përmes taktikave të njohura serbe ”ftoftë- nxehtë”, deprimon atdhedashurinë e shqiptarëve dhe topitë angazhimin e tyre për shtrirjen e Republikës së Kosovës në krejt tokat e Dardanisë antike.
Referendumi i vitit 1991 dhe zgjedhjet e para të mbajtura në krejtë tokat ku jetojnë shqiptarët si shumicë, përcaktojnë ose më saktë, do të duhej të përcaktojnë kufijtë e shteti të Kosovës, si edhe mbysin konceptin e Presidentit Rugova, për Kosovën si "shtet neutral dhe i hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë", pra kur zbërthehet kjo fjali del se, në Republikën e Kosovës shtet i pavarur duhet të përfshihen të gjitha tokat shqiptare të cilat i la jashtë administrimit shtetërore, Kongresi i Berlinit .
Në ambientin politik dhe të sigurisë të krijuar, çështja shtrohet se a do të kemi situate të njejtë me 01Shtator, për kur edhe është shtyrë zbatimi i vendimeve për targat dhe letërnjoftimet?!
Në Shtator, Kuvendi i Republikës së Kosovës, besoj se ka me i krye të gjitha procedurat e votëbesimit të kësaj qeverie, ka me e largua qeverinë
Reagimi i partnerëve ndërkombëtarë për situatën e u krijuar, si kjo aktuale në veri, të na shërbej si busollë e veprimit politik, por jo si rezultat i vendimeve poitike në dëm të Kosovës.
Kemi dy nivele të ndërkombëtarëve, evropian dhe amerikan.
Për evropianët nuk ka raport ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë por ndërmjet individëve Vuçiq e Kurti dhe kjo qasje për mua e zhbën vendimin e GJND, për të drejtën e shqiptarëve me krijua shtetin e Kosovës.
Reagimi amerikan ishte reagim dëshpërues dhe i vonuar!
Amerikanët duhet të reagojnë në stilin e Presidentit Bush yunior dhe të thonë kjartë “mjaftë është mjaftë” ky është fundi i sllav've në tokat dardane!
Nëse kjo nuk ka me ndodhë, Amerika ka me pas nevojë për një reagim të tipit të Ukrainës.