Ambasadorja Ziv uron besimtarët katolikë për Krishtlindje
Lexohet për: 1 min.
413921375_329842889918351_7330128629529437877_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Merry Christmas, Chag Molad Sameach, Gëzuar Krishtlindjen të gjithë miqve në Izrael, Kosovë dhe në mbarë botën! Ju uroj juve dhe familjeve tuaja paqe, shëndet, lumturi e begati”, ka shkruar ambasadorja Ziv në rrjetin social X.

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krishti. Pas Pashkëve, është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025