Ambasadorja izraelite në Tiranë pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasadorja izraelite në Tiranë pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë, ku protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë, ndërsa turma brohoriste.
Në një deklaratë, ambasadorja tha se respekton të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por e cilësoi grisjen e flamurit si një veprim që nuk i shërben debatit publik dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.
“Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”, u shpreh Peleg.
Ambasadorja falënderoi gjithashtu reagimin e zyrtarit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Fer Hoxha, i cili dënoi menjëherë aktin e përdhosjes së flamurit.
Lexo po ashtu
Kosova voton
Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, ajo shprehet: Mbrëmë në Tiranë protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë, ndërsa turma e mbledhur në vendngjarje brohoriste.
Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare.
E falënderoj Ferid Hoxhën për dënimin e tij të menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.