Ambasadori turk viziton Devolli Corporation: Tregtia e lirë mes vendeve mundësi për thellim bashkëpunimi
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, së bashku me bashkëpunëtorë, ka qëndruar sot për një vizitë në ambientet e reja të Devolli Corporation në Pejë, ku është pritur nga themeluesi Shkëlqim Devolli.

Ambasadori turk, derisa ka përcjellur procesin e përgatitjes dhe paketimit të kafesë Prince, ka folur për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të Turqisë dhe Kosovës në fushën e afarizmit.

“Na gëzon bashkëpunimi gjithnjë në rritje i Kosovës dhe Turqisë. Kosova ka filluar ta shfrytëzojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë dhe sot në tregun turk ka gjithnjë e më shumë produkte nga Kosova. Unë dua ta shoh këtë bashkëpunim të rritet çdo ditë”, është shprehur ambasadori Sakar.

Aksionari Devolli e ka falënderuar ambasadorin për vizitën, duke i treguar edhe për aktivitetin e njësive të Devolli Corporation në Turqi.

“Turqia është një vend mik i Kosovës dhe ne këtë e kemi ndier edhe në bashkëpunimin që kemi. Ne jemi të lumtur që së shpejti edhe lokali i parë i “Prince Coffee House” do të hapet në Stamboll, për të vazhduar sigurisht edhe me lokale e bashkëpunime të tjera”, ka thënë Devolli.

Ambasadori turk ka uruar që së shpejti të takohen në Turqi me përfaqësuesit e Devolli Corporation, për të thelluar bashkëpunimin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024