Ambasadori Jorn Rohde njihet me suksesin e Birrës Peja në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë ditës së mërkurë ka vizituar fabrikën e Birrës Peja. Gjatë vizitës së tij në fabrikën Birra Peja, ambasadori Rohde u prit ngrohtësisht nga Blerim Devolli, Shkëlqim Devolli dhe Jona Devolli.
Atij iu dha një vështrim ekskluziv nga prapaskenat e procesit të prodhimit të birrës, duke dëshmuar mjeshtërinë që e ka bërë Birra Peja, një emër i njohur i birrës në Kosovë.
Ambasadori Rhode u impresionua nga bashkëpunimi i birrarisë me shtetin gjerman, duke filluar nga lënda e parë e deri tek makineritë gjermane që posedon.
Ai pa nga afër se makineritë që përdoren për prodhimin e Birra Peja – dhe për këtë ai u shpreh i lumtur.
Gjermania është një vend që njihet për birrat e tyre, nga shumëllojshmëria e deri tek kualiteti i lartë e tyre – e patjetër që dhe vendasit janë adhurues të birrës.
E si një adhurues i birrës ambasadori gjithashtu shfrytëzoi mundësinë për të shijuar disa nga birrat më të mira të Birra Pejës, të njohura për shijet e tyre të dallueshme dhe cilësinë e jashtëzakonshme, për te cilat u shpreh se ishte konsumator i të gjitha llojeve të Birrës Peja.
Për ambasadorin Birra Peja për nga cilësia nuk dallonte me birrat gjermane.
Vizita e ambasadorit gjerman shërben si dëshmi e ndikimit pozitiv të Birra Pejës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.