Ambasadori Guerot viziton KosovaPress-in
Lexohet për: 2 min.
DSC05650
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Francës në vendin tonë, Olivier Guerot, së bashku me zëvendësin e tij, Xavier Rouard, qëndroi sot për një vizitë në Agjencinë e lajmeve KosovaPress.

Ambasadori Guerot është njohur nga afër me punën e KosovaPress-it, për informim të saktë dhe të drejtë, sidomos në këtë kohë kur dezinformimi po gjen hapësirë në Kosovë. Gjithashtu ai u njoftua për së afërmi me stafin, hapësirat dhe teknikën që posedon KosovaPress-i.

Skënder Krasniqi se bashku më zv.drejtoreshën Merita Gashi e njoftuan gjithashtu me angazhimin dhe mundësitë e bashkëpunimit që KosovaPress ka tani pas anëtarësimit në Rrjetin e Agjencive të Lajmeve ballkanike dhe të Evropës Juglindore ABNA-SEE ( https://abnase.com ) si dhe në Asociacionin Evropian të Agjencive të Lajmeve EANA ( https://www.newsalliance.org/ ).

Po ashtu, në vazhdën e bashkëpunimit me të gjitha agjencitë botërore të lajmeve, ambasadori është njoftuar për marrëveshjet e bashkëpunimit që KosovaPress ka me Agjencitë e lajmeve, marrëveshje qe i mundësojnë agjencive të huaja dhe mediave që të marrin çdo ditë e me shumë me shumë lajmeve nga rajoni, Evropa dhe bota.

Abasadori Guerot u interesua për punën dhe falënderoi KosovaPress-in për pritjen duke u shprehur i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit me ambasadën si dhe për mundësitë e mëdha të përkrahjes së bizneseve franceze dhe bizneseve tona në Kosovë dhe Francë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025