Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Gjithçka duket e qetë dhe pa probleme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Gjithçka duket e qetë dhe pa probleme
amabsdad1
07/06/2026 - 17:17
Linku u kopjua

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha gjithçka që ka parë deri tani në zgjedhjet e sotme në Kosovë duket e qetë, po zhvillohet pa probleme dhe se presin me interes rezultatet e zgjedhjeve.

‘’Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë’’, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026