Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik
519521810_1171573838066108_5529832074251339289_n
14/07/2025 - 19:59
Linku u kopjua

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bërë thirrje liderëve politikë të Kosovës që të gjejnë rrugën drejt kompromisit dhe të sigurojnë funksionimin e institucioneve shtetërore.

Gjatë pritjes zyrtare të organizuar me rastin e Festës Kombëtare franceze në Kosovë, ku ishin të ftuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare, ambasadori Guerot theksoi se për të nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes të Kosovës, vendi ka nevojë për një Kuvend funksional dhe një Qeveri të mbështetur nga ai Kuvend.

"Jam shumë i kënaqur dhe krenar për punën e kryer nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), e cila, në 18 muajt e saj në Kosovë, ka zhvilluar tashmë disa projekte shumë ambicioze. Janë nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi midis AFD-së dhe ministrive. Pres me padurim finalizimin e kësaj pune, e cila arrin në dhjetëra milionë euro. Kjo më sjell te mesazhi im i dytë, i drejtuar me respektin më të madh udhëheqësve politikë të Kosovës, këtij vendi mik të Francës. Për të nënshkruar dhe ratifikuar këto marrëveshje, na duhet një kuvend dhe na duhet një qeveri e mbështëtur nga ky kuvend. Qeveritë miqësore me Kosovën, përfshirë qeverinë franceze, kanë nevojë për partner për te ecur përpara dhe për të mbeshtetur Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian. Dhe integrimi evropian kërkon dialog të lehtësuar nga BE-ja. Më lejoni të ju bëjë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë në këtë vend, pa përjashtim, pavarësisht nga partia e tyre apo komuniteti që përfaqësojnë. Një thirrje që ata të gjejnë rrugën e tyre drejt kompromisit, të gjejnë rrugën e tyre për të dalë nga ngërçi me të cilin asnjë votues nuk është i kënaqur. Një thirrje për ta që të gjejnë mënyra për të siguruar funksionimin gjithëpërfshirës të institucioneve të Kosovës", ka deklaruar Guerot.

Ai u shpreh se Franca do të vazhdojë të qëndrojë përkrahë Kosovës.

Në këtë ngjarje festive, me një video-mesazh u paraqit edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përshëndeti popullin francez dhe kujtoi vlerat universale të 14 Korrikut.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për anëtarësim në BE.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026