Ambasadori i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer ka vizituar Agjencinë e lajmeve KosovaPress në Prishtinë. Ambasadori Schnetzer është njohur nga afër me punën e KosovaPress-it, për informim të saktë dhe të pavarur në Kosovë. Po ashtu ambasadori austriak u njoftua nga afër me stafin dhe hapësirat që posedon kjo agjenci.
Bordi dhe menaxhmenti i KosovaPress-it, Skënder Krasniqi, Suzana Rakovica dhe Merita Gashi e njoftuan ambasadorin Schnetzer gjithashtu me angazhimin dhe mundësitë e bashkëpunimit që KosovaPress ka tani pas anëtarësimit në Rrjetin e Agjencive të Lajmeve ballkanike dhe të Evropës Juglindore ABNA-SEE ( https://abnase.com ) si dhe në Asociacionin Evropian të Agjencive të Lajmeve EANA ( https://www.newsalliance.org/).
Ndërsa, në vazhdën e bashkëpunimit me të gjitha agjencitë botërore të lajmeve, ambasadori Schnetzer është njoftuar për marrëveshjet e bashkëpunimit që KosovaPress ka me agjencitë e lajmeve të huaja, marrëveshje që i mundësojnë atyre dhe mediave tjera që të marrin çdo ditë e më shumë lajmeve nga Kosova dhe rajoni.