Ambasada e SHBA-së në Kiev u bën thirrje qytetarëve amerikanë të konsiderojnë largimin tani nga Ukraina
Lexohet për: 2 min.
Ambasada e SHBA-së në Kiev
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ambasada e SHBA-së në Kiev u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të konsiderojnë nisjen tani, duke thënë se situata e sigurisë në vend ishte "e paparashikueshme për shkak të rritjes së kërcënimit të veprimeve ushtarake ruse".

Situata e sigurisë në Ukrainë "mund të përkeqësohet me pak njoftim", tha ambasada në faqen e saj të internetit të mërkurën.

Në Uashington, sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Ambasada e SHBA në Kiev do të mbetet e hapur, por shtoi se amerikanët në ish-vendin sovjetik duhet "të konsiderojnë fuqimisht largimin".

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigje me shkrim sot për kërkesat gjithëpërfshirëse të sigurisë ruse, një hap kyç në një proces të brishtë diplomatik ndërsa Rusia organizoi stërvitje të reja ushtarake në tokë dhe det pranë Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha të martën se sanksionet personale ndaj presidentit rus Vladimir Putin, megjithëse një hap i rrallë, mund të konsiderohen si pjesë e një përpjekjeje nga Uashingtoni dhe aleatët e tij për të bindur Moskën se çdo agresion i ri kundër Ukrainës do të kishte kosto të shpejta dhe masive.

Rusia paralajmëroi sot se vendosja e sanksioneve ndaj Putinit personalisht nuk do ta dëmtonte atë, por do të ishte "politikisht shkatërruese".

Rusia ka mbledhur dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, por ka mohuar se ka në plan të pushtojë.

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar javë të tëra duke u përpjekur të arrijnë marrëveshje me partnerët evropianë për një paketë të fortë sanksionesh nëse Rusia sulmon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024