Ambasada e Italisë i shpreh ngushëllime familjes së dy viktimave në Pejë
Lexohet për: 1 min.
vershimet ne peje
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Konsullata e Nderit në Pejë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre më të thella për familjet dhe miqtë e dy personave që humbën jetën në Pejë, qytet që ka një lidhje të veçantë me Italinë dhe italianët.

“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga përmbytjet”, thuhet në reagimin e Ambasadës Italiane në Facebook.

Përndryshe, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fëmijë i moshës 5 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet policore, rreth orёs 01:20, tё ditës së sotme, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024