Ambasada amerikane: S’është koha që ministrat kosovarë të udhëtojnë drejt ShBA-së, jo se nuk japim vizat
Lexohet për: 1 min.
auto_ambasada-amerikane-780x439-11626081580
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar një ditë pasi disa ministra dhe kryetarë të komunave e kanë shtyrë vizitën e tyre në këtë shtet. Në një përgjigje për Klankosova, zëdhënësja e kësaj ambasade Katherine Judd, thotë se në këtë kohë të krizës e cila është në Kosovë, nuk është koha e përshtatshme për vizita zyrtare.

“Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare, duke pasur parasysh krizën që duhet trajtuar. Ne këtë mesazh po ua përcjellim zyrtarëve të ndryshëm të qeverisë”, thuhet në përgjigje.

Judd thekson se nuk ka asnjë rast specifik apo individual për të cilin SHBA-të nuk do të lëshonin viza për ministrat kosovarë.

Gjatë së mërkurës ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe disa kryetarë të komunave e kanë shtyrë vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara për shkak të situatës në veriun e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024